Zgjedhjet në Shqipëri, vihet në dispozicion të qytetarëve portali i denoncimeve

Zgjedhjet në Shqipëri, vihet në dispozicion të qytetarëve portali i denoncimeve

Zyra e zëvendëskryeministres ka njoftuar publikun e gjerë se ka vendosur në dispozicion Portalin elektronik të denoncimeve nën rubrikën: Task Forca për zgjedhjet 2017, e aksesueshme në faqen zyrtare të Kryeministrisë me qëllim referimin e rasteve të përfshirjes së administratës së Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve, si dhe gjatë procesit të numërimit. Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë të administratës gjatë procesit elektoral si dhe garanton ata jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve. Zëvendëskryeministrja  siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero  ndaj çdo rasti të verifikuar në funksion të plotësimit të detyrave në marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017. Zyra e zëvendëskryeministres po ashtu ka njoftuar të gjitha subjektet elektorale se ka vendosur në dispozicion të tyre numrin 068 80 444 33,  si pikë kontakti me kabinetin e zv/Kryeministrit, si kryetar i Task Forcës, me qëllim  referimin e  rasteve te përfshirjes se administratës dhe policisë shtetit ne veprimtari te paligjshme ne ditën e zgjedhjeve dhe gjatë procesit te numërimit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …