Aleksandar Vucic

Beogradi zemërohet me deklaratën e ministrit Boshkoviq se Malit të Zi se do të luftonte për të mbrojtur Kosovën

Deklarata e ministrit të  Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka nxitur zemërim të madh në Beograd. Boshkoviq, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se Mali i Zi, “natyrisht, në cilindo version, do të merrte pjesë në çfarëdo aksioni të cilin NATO e përcakton si marrëveshje të përbashkët të të gjithë 29 anëtarëve – qoftë në Kosovë, apo në ndonjë pjesë tjetër të globit, pavarësisht situatës sonë të brendshme politike”. Mali i Zi është anëtari më i ri i aleancës ushtarake dhe kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga serbët. Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, tha  se ndonjëherë është më mirë të mos flasësh e të mos komentosh disa deklarata. Serbët nuk do të sulmohen në Kosovë as nga NATO e as nga Mali i Zi, dhe jo vetëm pse kemi bashkëpunim, marrëveshje, apo pse kemi bashkëpunim korrekt dhe shumë të mirë me KFOR-in dhe NATO-n, por edhe për arsye tjera dhe u them të mendojnë mirë se cilat janë ato arsye”, përfundoi Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …