Bahtiri: S’do të bëj pazare me kufirin administrativ

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se nuk do të bëjë pazare me përcaktimin e kufirit administrativ në mes të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Në një intervistë për gazetën “Epokën e re”, ai ka thënë se vija kufitare në mes të këtyre dy komunave do të jetë ajo që është përcaktuar me planin e Ahtisarit dhe për këtë nuk do të bëjë asnjë lëshim. Sipas Bahtirit, përpjekjet e Komunës Veriore të Mitrovicës për ta ndryshuar këtë vijë janë të kota. Ai e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe Qeverinë e Kosovës ta shtyjnë përpara këtë proces. Ai ka theksuar se koha e tensioneve ndëretnike në këtë qytet ka përfunduar.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …