Federica Mogherini thotë nëse Ballkani Perëndimor nuk hynë në BE, kjo e fundit do të pendohet

Mogherini: Në Trieste është dërguar porosia e qartë, se dyert e BE-së janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës

Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste është dërguar porosia e qartë, se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës së bashkuar. Kështu ka porositur shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini përmes një shkrimi në bllogun e saj. Ajo thotë se gjatë samitit është punuar edhe në disa projekte praktike për bashkëpunimin rajonal, avancimin e transportit dhe rritjen e shkëmbimeve në Ballkan. Mogherini theksoi se samiti i Triestes ishte edhe një rast për “bisedime të gjata” me presidentin francez Emmanuel  Macron për Ballkanin, Afrikën, situatën në Gjirin Persik dhe mbrojtjen evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja për t’ua faturuar fajin të tjerëve

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, …