Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës e ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0.

Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës e ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur, ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0. Ministri në largim i Financave Avdullah Hoti tha se kanë punuar për të fuqizuar sektorin privat ndërkohë kërkoi nga kabineti qeveritar që t’i miratojnë këto masa dhe ato një nga një të vijnë në Qeveri. Zëvendëskryeministri në largim Ramiz Kelmendi tha se  lista e pakos fiskale 2 është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me prodhuesit e shteteve  të regjionit. Sipas Kelmendit  kjo është një e arritur historike e Qeverisë për Kosovën dhe prodhuesit vendor. Ministri në largim i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se meritojnë  përgëzime  të gjithë ata që kanë punuar në finalizimin e listës së masave fiskale. Janë vendime që do të vazhdojnë avancimin dhe lehtësimin e ambientit të të bërit biznes. Pikat që i kam ngritur si shqetësime për sektorin e bujqësisë që flet për lirimin nga tatimi doganor për produktet si  lëndë e parë”, tha Krasniqi. Ndërsa kryeministri në largim Isa Mustafa  ka thënë se propozimet të merren parasyush dhe si të tilla të definohen. Sipas tij  Qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë është aprovuar rreth këtyre masave. “Sa i përket lëndëve  të para bujqësore dhe sa i përket akcizës për verën e prodhuar të gjitha të definohen qartë”, tha Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …