Skënderbeu në Krujë

Ahmet Qeriqi: Pakujdesi, apo përpjekje për deformim të të dhënave historike rreth origjinës së Kastriotëve?

Donna Erina Paleologu, vajza  e Llazarit, Princit të Serbisë, paska lindur  70 vjet pas vdekjes së babait (!)

Në debatin për origjinën e Kastriotëve, (i sponsorizuar nga qarqet serbe, në Shqipëri), tani kur Vuçiq po bën përpjekje t’ iu afrohet shqiptarëve, si skilja presë së vetë, përveç Mustafa Nanos,  që si duket në fund do të zbulojë edhe origjinën  e vet serbe,   në këtë vazhdë është, mendoj pa qëllim të keq edhe shkrimi i Ylli Pollovinës, i cili çuditërisht iu referohet  atyre që ai i quan fakte historike dhe të cilat janë krejtësisht të paargumentuara. Fillimisht dua të besoj se është fjala për një gabim trashanik, të cilin autori nuk e ka vërejtur, ose e ka interpretuar jashtë të dhënave historike, jashtë kohës dhe hapësirës, ose burimi është i pasaktë, sepse është krejtësisht jashtë çdo logjike, që bija të lind 70 vjet pas babait, ajo logjikisht mund të ketë qenë vetëm stërmbesa, por në këtë rast, nuk ka të bëjë fare me të vërtetën.

Në tekstin e botuar në “Telegraf”, interpretuar nga “Shqiptarja” në sqarimin e Ylli Polovinës shkruan: “Në librin “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut“, Polovina mes të tjerash e informon lexuesin se “Nga Donika e Skënderbeu lindi Gjoni”, shkruan princi i Beratit, Gjon Muzaka, në testamentin e tij të shumënjohur. Pastaj shton: “Gjoni ishte Dukë në San Pietro të Galatinës dhe pat për grua Donna Erina Paleologun, vajzën e Llazarit, Princit të Serbisë. Nga martesa e tyre lindën shumë fëmijë, të gjithë të vdekur, vetëm dy mbijetuan – një mashkull dhe një femër: Don Ferrante Kastrioti, Duka i San Pietros, dhe Donna Maria Kastrioti”.

Si mund të ishte, Donna Erina Paleologu vajza e Mbreti Llazar të Serbisë, i cili ishte vrarë në Fushë të Kosovës më 15 qershor të vitit 1389, ndërsa bija e tij Dona të martohej me djalin e Skënderbuet më shumë se 80 vjet më vonë?

Mbreti Llazar i Serbisë ( 1329-1389) është vrarë 20 vjet para lindjes së Gjergj Kastriotit, në moshën e tij 60-vjeçare. Historikisht dihen emrat e gjashtë bijave të tij.

Pasi Milush Kopiliqi kishte mbytur me thikë Sulltan Muradin e Parë, i biri, Sulltan Bajazidi për shkak të mos kujdesit për babanë, e kishte vrarë  vëllanë e tij, Jakupin. Pas vrasjes së Llazarit nga turqit, Gruaja  e tij Milica  dhe dhëndri i saj, Vuk Brankoviq iu nënshtruan Sulltanit.  ( Josef Von Hammer, Istorija Turskog Osmanskog Carstva,  zagreb 1979). Këto të dhëna faktohen edhe në shkrimet e historianit  turk, Enveriu, 60 vjet pas Luftës së Kosovës. (Salih Trako, Studime orientale, Prishtinë, 2002). Faktohen edhe në Historinë e Serbisë dhe  në të gjitha enciklopeditë.  Në tekstin e Historisë së Popullit Shqiptar, nuk figurojnë të dhëna të tilla për origjinën e gruas së Gjonit të Gjergj Kastriotit. Kjo martesë nuk figuron as në studimin më të arrirë shkencor të historianit, Selami Pulaha, njohësit të shkëlqyer të Mesjetës, prezantuar në librin, “Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV, në burimet osmane” , Tiranë, 1968.

Sa  për saktësi dhe korrektësi, ja cilat ishin bijat e Mbretit Llazar Hebrelanoviq,  sipas enciklopedisë serbe:

Mara e martuar me Vuk Brankoviqin, në vitin 1371,

Jelena e martuar me Gjergj Ballshën e Dytë, rreth vitit 1386,

Dragana e martuar me Jovan Shishmanin, në vitin 1386,

Teodora e martuar për Nikolla Gorjanskin e Dytë, në vitin 1387,

Olivera e martuar me Sulltan Pajazitin, në vitin 1390,

Vukosava e martuar me Milush Kopiliqin, në vitin 1378, ky burim ndodhet në librin, Josef Von Hammer, Istorija Turskog Osmanskog Carstva,  zagreb 1979).

( Vikipidia, Lazar Hrebeljanović)

Pretendimet për deformimin e historisë së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut kanë qenë dhe po mbesin konstante. Kjo për mendim tim bëhet me qëllim që të goditet bazamenti i shqiptarisë, sepse Skënderbeu, pas ikjes nga Turqia nuk luftoi për interesat e Bizantit, aq më pak të Serbisë vasale, të katandisur e të nënshtruar, as për interesa të Evropës apo të krishterimit, por thjesht luftoi për ta bërë një Shqipëri, në Ballkan dhe këtë e kishte arritur në kohën kur me prijësit shqiptarë, të cilët e përkrahen,  duhej të përballej jo vetëm me Perandorinë  më të madhe të botës, por edhe me prijësit vasalë të Ballkanit, me tradhtarët deri në rrethin e ngushtë familjar dhe me pabesinë e shteteve të Evropës, të cilat e lavdëronin, por kurrë nuk e ndihmuan ashtu sikur e meritonte.

Se kush fiton nga këto përpjekje hileqare, për deformimin e së kaluarës, nuk është vështirë të dihet, por spekulimet, të pavërtetat, amputimet e derisotme, jo vetëm që nuk lëvizën qoftë edhe një gurë nga Kështjella Idealiste, Skënderbegiane, por e bënë dhe po e bëjnë edhe më të pavdekshme historinë e tij të lavdishme. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka qenë dhe është identitet historik, mishërim kombëtar i shqiptarëve. I tillë ka mbijetuar në tërë historinë tonë kombëtare dhe i tillë po mbijeton në kohën kur Lindja dhe Perëndimi, edhe tani duan të na përvetësojnë për interesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …