Bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës për të kaluar festat e fundvitit, krijohen kolona të gjata në pikëkalimet kufitare

Policia u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat alternative të hyrjes në Kosovë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media të shtunën u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat tjera alternative të hyrjes në Kosovë, për t’iu shmangur pritjeve dhe kolonave të gjata në pikën kufitare në Merdare. Duke përkujtuar se në pikë-kalimin kufitar Merdare janë ende duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare, Policia e Kosovës u apelon të gjithë qytetarëve që t’iu drejtohen pikë-kalimeve tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, si Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinje etj., pasi nuk ka pritje dhe as kolona të gjata, transmeton KosovaPress. Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata. Policia shpreh përkushtimin e saj për të punuar me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë- kalimet kufitare ku vërehet se kemi rritje të fluksit.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …