Fluks i madh pushuesit drejt Shqipërisë, radhë të gjata në pikë kalimin kufitar Morinë

Burime të policisë kufitare thonë se sot është regjistruar numri më i lartë të mjeteve e qytetareve që kanë kaluar në Morinë gjatë sezonit

Që pas mesnate ka patur dyndje të pushuesve kosovarë në doganën e Morinës. Burime të policisë kufitare thonë që piku i fluksit arriti në orën 4:00 të mëngjesit duke regjistruar numrin më të lartë të mjeteve e qytetareve që kane kaluar në Shqipëri për këtë sezon. Deri në orën 7, ky numër kaloi shifrat e 11 mijë qytetarëve. Ndërkohë, kufirin e kaluan me mijëra autovetura e dhjetëra autobusë të shoqërive turistike. Policia kufitare edhe pse me gjashtë sportele u desh të punonte me procedurë të përshpejtuar madje për më shumë se 30 minuta trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë, radhët e të cilave u panë deri në fshatin Vermicë të Kosovës. Për qytetarët e Kosovës jugu i Shqipërisë është nder preferencat kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …