Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve

Në një bisedë telefonike që ka zgjatur mbi 20 minuta, kryeministri Rama ka marrë urimet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për fitoren e zgjedhjeve. Ai ka shprehur bindjen se mandati i fortë që Partia Socialiste ka marrë për të qeverisur e vetme, e detyron këtë forcë politike të thellojë shpejtësinë e reformave, të pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe të shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit. Kryediplomati amerikan i ka shprehur gjithashtu kryeministrit shqiptar mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri, ndërsa i ka shprehur edhe përshtypjet shumë pozitive të zv.presidentit Mike Pence, nga takimi i javës së kaluar në Mal të Zi, ku u rikonfirmua vullneti amerikan për një vëmendje të përqëndruar në zhvillimet e rajonit të Ballkanit. Rama, nga ana e tij, e ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i shtetit shqiptar, duke u fokusuar kryesisht të dialogu Kosovë-Serbi, si dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë. Veç këtyre, kryeministri Rama ka kërkuar edhe intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA-të në sektorin e energjisë, e posaçërisht të naftës dhe gazit, e pritur me shumë interes nga kryediplomati amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …