Nga persona të panjohur është rrahur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj

Nga persona të panjohur është rrahur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj

Sot, rreth orës 7:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar dhe është rrahur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj Zogajt dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë. Ministria do të bashkëpunojë me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit kundër Sokol Zogajt, i cili ka qenë drejtor i burgjeve dhe Shtëpive Ndëshkuese e Korrektuese edhe në kohën e regjimit të Titos.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …