Kryeministri Haradinaj: Do ta respektojmë Kuvendin por kjo seanca e sotme nuk meriton respekt

Haradinaj: Nuk do t’i humbim më kohë vendit, do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mos prezenca e tyre nëpër vazhdimin e seancave konstitutive ka qenë në të mirë të vendit. “Kemi pas mundësinë me u kthy në seancë me 61 vota, por është krijuar një situatë e re më gjithëpërfshirëse te pozicioni i AKR-së dhe i kemi dhënë kohë”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se këtë e kanë bërë me kujdes të madh por që arsyetohet, sepse në mandatin e tyre do të kenë përfshirje më të gjerë në qeverisje. “Nuk do t’i humbim më kohë vendit. S’jemi të kënaqur që ka ndodhur por po arsyetohet sepse do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje”, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …