PDK do t'i këtë 6 ministri, AAK 3, Nisma 3, AKR 5 si dhe 3 ministri do t'i drejtojnë minoritetët

PDK do t’i këtë 6 ministri, AAK 3, Nisma 3, AKR 5 si dhe 3 ministri do t’i drejtojnë minoritetët

PDK do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe 6 ministri.Këto janë ministritë: Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministrinë për Dialog. Ndërkaq, 2 ministri, atë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera. Nismës ndërkaq i takojnë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale. Ndërkaq, AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. AKR-ja, e cila doli më e fituara duke marrë 5  ministri, do të udhëhëqë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Çka nënkupton mbështetja e mundshme e Albin Kurtit, për Gjykatën Speciale kundër ish UÇK-së, në Maqedoni

Analisti, Artan Behrami ka komentuar  deklaratën e  ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ku …