Në mbledhjen e radhës të KQZ-së është miratuar rekomandimi për zëvëndësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nait Hasani e zëvendëson Ramush Haradinajn. Fadil Beka e zëvendëson Fatmir Limajn, Enver Hoti në vend të Enver Hoxhajt, Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishen, ndërsa Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn. Imet Rrahmani e zëvendëson Behgjet Pacollin dhe Bahrim Shabani e zëvendëson Rasim Demirin. Sami Hamiti anëtar në KQZ tha se plotësohen të gjitha konditat ligjore për zëvëndësimin e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kërkesa për emërimin e deputetëve të rinj është miratuar me shumicë votash.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				