Binali Yildirim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Turqisë, Binali Jildirim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Turqisë, Binali Jildirim, me rastin e marrjes së postit të kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re. Në urimin e kryeministrit turk  thuhet: Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë sime me ndjenjat më të përzemërta ju uroj postin e Kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re. Kam besim të plotë se edhe gjatë periudhës së detyrës suaj marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe bashkëpunimet në mes të dy Qeverive do të thellohen edhe më tutje. Me këtë rast përsëris urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe mirëqenien e popullit  vëlla të Kosovës Uroj që të ketë shumë sukses Qeveria juaj thuhet në fund të telegramit të kryeministrit të  Turqisë, Binali Jildirim.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …