Thaçi: Kriza në Maqedoni nuk është etnike

Ministri
i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një interviste në KlanKosova, ka folur
edhe për krizën në Maqedoni. Duke shprehur keqardhje për ata çka ndodhi në Kumanovë,
zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka shpjeguar se kriza në vendin fqinj ka
karakter politik dhe jo etnik. “Kriza politike në Maqedoni, është krizë
politike në Shkup dhe jo diçka tjetër. Është konflikt politik jo ndëretnik”, është
shprehur Thaçi. Ai ka folur edhe për marrëdhëniet më Maqedoninë, të cilat i ka vlerësuar
si shumë të mira. Thaçi ka përkujtuar hollësi nga viti 2008, ku bëri të ditur
se një ditë para shpalljes së Pavarësisë kishte shkuar në Maqedoni për të përgatitur
opinionin publik atje. Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se
e vlerëson lart kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë për luftën në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …