RENEA dhe FNSH në luftë të pakompromis me dilerët e drogës në Lazarat

Forcat
elitare të Policisë së Republikës së Shqipërisë, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes
së Shpejtë kanë rifilluar operacionin për kapjen e grupit kriminal në Lazarat.
Me një përqendrim të madh të forcave në terren dhe me mjete të blinduara, po
vazhdon kontrolli banesë më banesë për të kapur pjesëtarët e grupit kriminal që
vrau policin, Ibrahim Basha. Siç bëjnë të ditur mediet nga vendi i ngjarjes,
Policia po kërkon dorëzimin e të dyshuarve dhe nëse ata reagojnë me armë, atëherë
Policia do t’i asgjësojë. Kjo ka bërë që një pjesë e të shpallurve në kërkim nga
Policia të arrestohen ose të vetëdorëzohen në postbllokun e policisë. Dyshimet
kryesore për sulmin ndaj pjesëtarëve të RENEA-s bijnë mbi Albion Alikon, person
ky me precedentë të theksuar penal. Deri më tani, Policia e Shtetit gjatë
kontrolleve të imtësishme në Lazarat, ka shoqëruar në polici 45 persona, 2 prej të cilëve janë arrestuar, 24 vijojnë të
merren në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa 18 të tjerë janë lënë të lirë. Përndryshe,
ky është aksioni i dytë me radhë i forcave të rendit në Lazarat, fshat ky që
gjatë pushtetit të Berishës kishte njohur lulëzimin më të madh si mbretëri e
narkotikëve. Aksionet për të spastruar këtë zonë nga kriminelët e
narko-trafikantët si dhe banorët që bashkëpunojnë me ta, ishin kritikuar nga
opozita, gjegjësisht nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Por, Vendosmëria e
Qeverisë Rama ka bërë që shteti shqiptar të shtrijë kontrollin në këtë fshat
pas shumë viteve, duke asgjësuar bosët e kultivimit të kanabisit.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …