Gjeneral Petr Pavel: Mirënjohje për angazhimin e fuqishëm të Shqipërisë në Aleancë

Gjeneral Petr Pavel: Mirënjohje për angazhimin e fuqishëm të Shqipërisë në Aleancë

Në Shqipëri po zhvillon punimet Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s, e cila mbledh së bashku me shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Aleancës. Në sesionin e hapjes së kësaj konference, mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes,  Olta Xhaçka. Në nisje të punimeve, u mbajt një minutë heshtje në nder të trupave të rënë në krye të detyrës në operacionet e NATO-s. Fjala e hapjes u mbajt nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel, i cili në emër të të gjithë aleatëve, shprehu mirënjohjen për angazhimin e fuqishëm të Shqipërisë në Aleancë, si dhe për kontributin në misionet, operacionet dhe aktivitetet e NATO, përkatësisht misionet në Afganistan dhe Kosovë. Gjenerali Pavel vlerësoi rolin e Shqipërisë në përkrahjen e bashkëpunimit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, siç tha ai “duke kontribuuar me mjete dhe pajisje në koalicionin global kundër ISIL dhe trajnuesit e Forcave Speciale në Irak.”

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …