Thaçi insiston që Gjykata Speciale të themelohet nga institucionet e Kosovës

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi i ka deklaruar gazetës austriake “Der Standard” se institucionet e Kosovës do të jenë të angazhuara për krijimin e Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë do të themelohet. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës dhe është duke u punuar në këtë drejtim. Ai ka shtuar më tutje se ka pasur shumë akuza për situata të paqena dhe shpifje kundër luftës së drejtë të popullit të Kosovës për pavarësi. Ne jemi të vendosur për të pastruar emrin dhe trashëgiminë tonë. Ai ka rishfaqur bindjen e tij se Gjykata Speciale është instrumenti për t’i mbyllur një herë e përgjithmonë të gjitha spekulimet dhe akuzat që janë drejtuar ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj atyre që na mbështeten. Duke iu përgjigjur pyetjes për mos votimin e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për themelimin e kësaj Gjykata, kryetari i saj, Hashim Thaçi ka thënë se në PDK respektohet çdo opinion dhe vendim i deputetëve, por se do të vazhdojmë të flasin me deputetët për t’iu ofruar informacione dhe garanci shtesë në çështjet që ata po i kundërshtojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …