​Instituti për Hulumtime dhe Analiza publikon sot hulumtimin për punën 100 ditëshe të Qeverisë

Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për ekspertizë të rastit Dehari

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 49 mijë euro për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi. Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se këtë propozim po e bën duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit që e obligojnë Qeverinë. Si ministër i drejtësisë jam i përkushtuar që ky rast të zbulohet deri në fund për t’i hequr dyshimet në lidhje me rastin.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: U. d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka qenë e ftuar në margjina të Samitit të NATO-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se ushtruesja e detyrës së Presidentes, …