Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe ku do të flasë për situatën politike në Kosovë

Thaçi: Komisioni Evropian ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi i ka deklaruar “Deutsche Welle-s” se Komisioni Evropian ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës. Edhe një herë e ritheksoj që qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabartë sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret. Megjithatë prej 95 kritereve për liberalizimin e vizave, 94 prej tyre i kemi plotësuar, ka mbetur edhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë jemi të vetëdijshëm që pa implementimin e këtij kriteri nuk ndodhë liberalizimi i vizave nga BE-ja. Ky kriter i është vënë Kosovës padrejtësisht dhe në mënyrë befasuese nga BE-ja që unë mendojë që më tepër sesa kriter për implementim, ka qenë kurth politike nga Komisioni Evropian që ta shtyjë edhe më tutje liberalizimin e vizave për Kosovën, ka deklaruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …