Pas humbjes së zgjedhjeve e dështimit për të hyrë në Parlamentin e ri të Austrisë, përloten Lunaçek dhe Felipe

Pas humbjes së zgjedhjeve e dështimit për të hyrë në Parlamentin e ri të Austrisë, përloten Lunaçek dhe Felipe

Pas humbjes së zgjedhjeve dhe dështimit për të hyrë në Parlamentin e ri të Austrisë, Partia e Gjelbër është zhytur në një krizë të thellë. Për këtë arsye, bartësja e listës të kësaj partie në zgjedhje, Ulrike Lunaçek, ka dhënë dorëheqje. Krahas saj, dorëheqje ka dhënë edhe shefja e partisë, Ingrid Felipe. Që të dyja, të përlotura, këtë vendim ua përcollën anëtarëve të partisë. Në konferencën për medie, Lunaçeku ka deklaruar se është i domosdoshëm një fillim i ri dhe ka njoftuar se do të tërhiqet nga të gjitha funksionet partiake. Lunaçek nuk kishte ndonjë shpjegim për dështimin e partisë në zgjedhje, por pranoi se janë bërë gabime, të cilat duhet të analizohen.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …