leoni

Ministrja Albena Reshitaj zotohet për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit

Ministrja Albena Reshitaj zotohet për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, është zotuar se nuk do të lejojë dëmtimin e monumenteve kulturore dhe se do të angazhohet për gjetjen e mundësive në konservimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e tyre si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe turizmit. Ajo gjatë një vizite që i bëri monumenteve të rëndësisë së veçantë kulturore në Prizren, tha se MMPH-ja në bashkëpunim me komunën e Prizrenit do të punojë në zbatimin e kornizës ligjore që ndalon dëmtimin e këtyre monumenteve, ndërtimet pa leje rreth tyre si dhe funksionalizimin e inspektoratit lokal dhe qendror, në mënyrë që të ruhen dhe promovohen këto monumente historike. Në kuadër të kësaj vizite ministrja Reshitaj takoi edhe shumë qytetarë të Prizrenit nga të cilët kërkoi që bashkë të kujdesen për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore që ka Prizreni.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …