leoni

Vlora Çitaku

Çitaku: Kriminelin, Enver Sekiraça, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, drejtësia e EULEX-it e lë të lirë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu të Enver Sekiraqës, nga gjykata e EULEX-it. Ajo ka  shpjeguar  se vajzat e Prishtinës gjatë viteve 90-ta më shumë janë frikësuar nga Enver Sekiraqa se nga Policia e Serbisë. Çitaku në një postim të saj  shkruan se një kriminel, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë. “E mbajë mend fare mirë, gjatë viteve të 90’ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pas frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë. Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë. Puna e burgut shtëpiak është shaka. Turp për gjyqtarë të EULEX dhe të Kosovës, shkruan ambasadorja Vlora  Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …