Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Kah po shkon PD-ja e Sali Berishës?

“Lideri” i tashëm i PD-së, Lulzim Basha, është vetëm figurë pioni në shah dhe asgjë tjetër, sepse aty ka qenë dhe është Sali Berisha. Është e habitshme se si nuk e kuptuan këtë disa demokratë mjaft të zhdërvjellët si: Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Arben Imami … Deri më sot një gjë është e ditur se kush ka ngritur zërin ndryshe është diferencuar nga Sali Berisha, qoftë në mënyrë të drejtë apo tërthore.

Që nga themelimi i PD-së e deri më sot, aq i kanë bërë dëmë Shqipërisë sa që as armiku i jashtëm sdo kishte bërë më zi. Me të marrë qeverisjen e pas tranzicionit politik, Sali Berisha si lider i kësaj partie e shndërroi Shqipërinë në një diktaturë të llojit të vet, duke burgosur ish komunistë me aktakuza krejtësisht politike. Pastaj në vend se ta zhvillojë ekonominë, e shkatërronte atë bashkë me infrastrukturën e qyteteve, ku ndërtoheshin objekte pa asnjë plan-urbanistik tamam si në shtetet afrikane. Ai me vetëdije bëri atantat në infra- strukturën rurale, ku nuk la rrënjë druri pa e shkulur. Më skandalozja ishte ajo e shkatërrimit të  ullinjëve dhe përgjithësisht pyjeve dhe pronave kolektitive.

Sa i përketë jetës politike kjo parti e filloi në mënyrën më të keqe të mundshme. Kur ish Jugosllavia u shpërbë, të gjitha republikat disa me gjak-derdhje, synonin pavarësinë e tyre. Njëra nga këto ishte edhe Maqedonia e cila edhe sot ka probleme me emrin. Në këtë republikë sikur dihet nga të gjithë është një përqindja e lartë me shqiptarë dhe ajo  që është mjaftë e rëndësishme, ata  kanë një territor kompakt, që shtrihët nga veriu i Kumanovës e deri në jug te Ohri. Maqedonia pritej të shpallte pavarësinë, faktori shqiptar i bënte presion Sali Berishës që mos ta njeh këtë shtet pa i pranuar të drejtat e mohura të shqiptarëve. Sali Berisha nuk i përfilli këto kërkesa të tyre dhe e njeh si shtet Maqedoninë. Kurse Maqedonia si “shpërblim” i fshinë Shqipëtarët nga elementi kushtetues, i ksaj republike. Dhe pastaj u desh të derdhet gjaku rrëke për ta përmirësuar pozitësn dhe sot e kësaj dite ata vuajnë nga shtypja sllavo-maqedone. Rasti rrëqethës është ai aktual i Kumanovës.

Pastaj Kosova me në krye UÇK-ën, e kishte nisur një epokë të re botërore për krijimin e shtetit të Kosovës, me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin. Prokuroria e Serbisë ngriti akatakuzë për ta burgosur, disa herë,  por pa sukses. Berisha nuk e mori në mbrojtje Adem Jassharin as bashkëluftëtarët e tij. KS i KB i vë embargo të naftës Serbisë, i vetmi Sali Berisha nuk e përfilli këtë embargo, gjë që e tërë bota ishte tronditur. Por politika degjenerues e Sali Berishës as-sesi të ndalej, ngjarjet tashmë të njohura të vitit 1997, për fat të keqë dihet se në çfar kaosi politikë ishte Shqipëria.

Gabimet poltike të kësaj partie nuk kanë të ndalur, por tash me nënshkrime. Kur Kosova e fitoi pavarësinë falë gjakut të derdhur rrëke, dhe Mali i Zi që e fitoi pavarësinë nga Serbia, Sali Berisha me figurën e shahut pionin Lulzim Basha tani politikën e tyre tejet të dyshimët e zhvendosin me armikun tjetër shekullor, Greqinë. Në vitin 2008 nënshkruajnë marrëveshjen famë-keqe për për një pjesë të detit e pasur me sasi të madhe të naftës t’ia kalojnë Greqisë. Por për fat të mirë Gjykata Kushtetuese e vlersoi si anti-kushtetuese. Pastaj viti 2011 kur vranë 4 demonstrues ta pa fajshëm.

Por kulminacioni i tërë këtij turpi politikë rezultoi pak ditë më parë, kur në Himarë duhej të prishej një objekt pa leje të planit urbanistik, ku Greqia ashpër reagoi kundër. Dhe menjëherë minoritarët grekë u ngritën në protestë me flamurin grek, por aty ishte edhe një flamur i huaj. Aty mund të kishte çfardo flamuri për veç atij Kuq e Zi. Dhe në vend që të mblidhët faktori politikë shqipëtar për këtë brengë, PD-ja e Sali Berishës u del në krahë këtyre nacionalistëve grekë. Duhet cekur edhe këtë se PD-ja disa herë më parë e kishte votuar kandidatin minoritar grekë për inati të PS-ës . Kësaj politike nuk po i vie era e mirë, dhe me të drejtë shtrohet pyetja logjike: nga po rrëshqet PD-ja e Sali Berishës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …