Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot vazhdon seanca publike në të cilën po shqyrtohen ankesat e rastit "Kumanova"

Mehmet Bislimi: Kosovë dil priti bijtë Tuaj

…  në çdo përvjetor, rënien tuaj burrërore kujtojmë, ju të gjallë e të vdekur jeni bijtë tanë, për ju ne ditë e natë do të punojmë, Shqipërinë ta bëjmë, qëndrimi juaj burrëror na bëri krenar si burrat e motit dikur që vdisnin në këmbë për këtë tokë e qiell do vdesim të tanë!

 

1.

Kosovë

dil priti bijtë tuaj 
priti se po të vijnë buzëqeshur 
me shtatin e kuq si bajraku 
me armët e lirisë ngjeshur 
të përgjakur e të heshtur 
me mustaqe e mjekër 
syzezë e vetullpërpjekur 
për atdhe djegur 
përjetësisht futur në këngë 
priti ti oj nënë 
priti pa bërë gjëmë 
 
2. 
Kosovë kryelartë 
me bijtë tuaj shtatgjatë  
si lisat e mëdhenj me kurorë 
po të kthehen si Gjergj Elez Alia 
me nëntëqind plagë në shtat 
si nëntë lisa të gjatë 
lisat e Dukagjinit

po

një lis mbeti në Kumanovë

atje ku një ditë do të shkojmë 

hakun për tua marrë

do të shkojmë

herët a vonë

atje është vendi jonë

vëllezërit tanë do t’i mbrojmë

do përgjakemi prapë

rrugë e lirisë

është rrugë e gjatë 

3.

Kosovë në stinë pranvere

Kosovë në stinë dimri

Kosovë kurrë ngushtë nuk të zunë

Kosovë me valë Drini

Kosovë amësi e trimërisë

Kosova gjak ka për të dhënë

për hir të lirisë

për mua

për ty

për shqiptari 

Kosovë

ata ranë edhe për ty

ata ranë për të gjithë ne

ata ranë burrërisht

ata ranë për atdhe 
 
4.

Kosovë dil priti tek porta

nëntë lisat e gjatë

po të vijnë buzëqeshur

me nëntëqind plagë në shtat

po të vijnë në këmbë

nuk po të vijnë ratë

dil atje

ku po i presin nënat

ku po i presin motrat

ku po i presin fëmijët dhe gratë

ku nuk shuhet zjarri në vatër

ku po i pret flamuri shqiptar

ku në shenjë pikëllim

trëndafilat ulur kokën po mbajnë

atje ku po i presim të gjithë ne

atje ku dielli është ndalë dje

ku është skuqur bari

ku është përkulur në pritje

Komandant Adem Jashari 
 
5.

Kosovë dil atje

ku dje ka ardhur për t’i pritur

nga Vlora në Prishtinë

vet Ismajl Qemali

atje ku pikat e gjakut ranë

ku ata namin e madh lanë

ku këngës së lirisë ia thanë

atje ku mitralozi i tyre volli zjarr

ku ata hodhën valle

ku ata veprën e madhe e bënë

atje

ku nuk do të ketë paqe në Ballkan

pa bashkimin tonë kombëtar 
 
6.

Kumanovë në flakë lirie

lagja e trimave në zjarr të sprovës

o sa shumë të paskan hije

lulëkuqet e Kosovës

ata sollën me flamur

sollën nusen e Kumanovës

Beg Rizai ai dhëndri i parë

Xhafer djali bajraktar

përcjellë nga krushqit e lirisë

djem të zgjedhur të shqiptarisë

për atdhe gjithmonë përpjekur

ata te marrin gjak në vetull

ti moj vatra e Kumanovës

mbaj fort në gjirin tënd 

krushq e trima të Kosovës

që s’ia marrin dorën pushtuesit

nuk i kanë frikën prushit

ata bijtë e kësaj toke

më të dashurit e nënës loke

krenaria e shqiptarisë

ju pishtarët e lirisë 
 
7.

o ju nëna

ju mos qani

kokën lartë për trimat mbani

për ta kënga s’ka me pushua

sa të jenë jeta me jetua

toka mëmë s’ka me i harrua

përgjithmonë

qofshin lavdu 

 

nëntor, 2017

 

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Ty Shqipëri ta puthi ballin, T’i njoh plagët e ta di hallin, T’i njoh dhimbjet …