Haradinaj: Veteranët e UÇK-së, më së largu të premten, do t'i marrin pensionet e parapara me ligj

Haradinaj: Veteranët e UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka pritur sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, të cilëve u ka premtuar se veteranët të premten do t’i marrin pensionet e parapara me ligj, ndërsa u ka theksuar se vitin e ardhshëm nuk do të ndodhin probleme të këtilla.

“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj. Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet nesër Presidentit për dekretim. Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …