Tanja Fajon

Fajon: Beogradi dhe Prishtina zyrtare duhet të heqin dorë nga deklaratat e rrezikshme

Anëtarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, njëherësh edhe zëvendës anëtare e Këshillit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka deklaruar se i Beogradi dhe Prishtina zyrtare duhet të heqin dorë nga deklaratat e rrezikshme. Ajo ka shtuar më tutje se i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës dhe si i tillë ka një të ardhme në Bashkimin Evropian. Besoj se është e mundur paqja dhe stabiliteti në tërë Evropën. Kjo nuk është garanci për secilën ditë që vjen, prandaj duhet të luftojmë dhe të ruajmë këtë paqe dhe stabilitet. Ndoshta sot kemi sfida tjera nga ato të 50-60 viteve më parë, mirëpo vërejmë edhe humbjen e kredibilitetit të BE-së në rajon, kur forcohen interesat e ndryshme gjeopolitike, qoftë kur bëhet fjalë për rusët, kinezët apo arabët, ka theksuar anëtarja e delegacionit të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon për Anadolu Agency.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …