Kryeministri Haradinaj: Arabia Saudite të ushtrojë ndikim të shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Kryeministri Haradinaj: Arabia Saudite të ushtrojë ndikim të shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat, të cilin e njoftoi me të arriturat në Kosovë, rritjen e mirëqenies dhe proceset demokratike. Haradinaj, po ashtu kërkoi nga diplomati saudit ta ushtrojë ndikimin e tij te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ndërkaq, Fayez Altemyat e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës në udhëheqje të Qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj alarmon për demokracinë, por opozita i shmanget përgjegjësisë për krizën politike

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike …