Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të Këshillit të 15-të ministror të komunitetit të energjisë, që do të mbahet nesër

Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të Këshillit të 15-të ministror të komunitetit të energjisë, që do të mbahet nesër

Në cilësinë e kryesueses, Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të Këshillit të 15-të ministror të komunitetit të energjisë, që do të mbahet nesër në Prishtinë, ngjarja më e rëndësishme rajonale sa i përket sektorit të energjisë. Takimi do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe  Christofer Jones, përfaqësues i Komisionit Evropian, ndërsa në hapja e takimit do të bëhet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Këshilli i 15-të Ministror i Komunitetit të Energjisë, mbledh ministrat përgjegjës për energji të nëntë Palëve Kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina dhe Bashkimin Evropian.

TKE-së në këtë sesion do të ketë në fokus zhvillimet e përgjithshme të politikave të energjisë, legjislacionin e ri evropian për energjinë, raportin vjetor për aktivitetet e TKE-së dhe buxhetin për vitin 2018-2019. Në fund të takimit Këshilli do të dalë me konkluza. Me këtë rast, Kosova do të dorëzojë kryesimin e TKE-së te kryesuesja e radhës Maqedonia. Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që bashkon vendet nënshkruese të traktatit të komunitetit të energjisë  dhe Komisionin Evropian  me qëllim që të ndihmojë në procesin e reformave në energji, konform legjislacionit evropian dhe mbështetjen e procesit me synim të krijimit të një tregu të përbashkët regjional për energjinë si dhe integrimin e tij në tregun pan-evropian të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …