Masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga shteti serb në Reçak e quajti trillim, dënohet me 2 vjet burg Ivan Todosijeviq

15 zyrtarëve të lartë në Kosovë, u është hapur procedurë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Janë 15 zyrtarë të lartë shtetërorë në Kosovë, përfshirë deputetë dhe ministra, ndaj të cilëve është hapur procedurë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës gjatë mandatit të kaluar të Kuvendit. Nga Gjykata Themelore në Prishtinë, thanë për Radion Evropa e Lirë, se në procedurë gjyqësore janë disa raste që ndërlidhen me deputetë të Kuvendit të Kosovës, për veprat penale të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Zyrtarët, ndaj të cilëve janë të hapura procedurat gjyqësore u takojnë tri partive politike, përkatësisht ata janë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë.

Këto tri parti politike, gjatë mandatit të kaluar të Kuvendit përbënin opozitën. Kurse aktualisht, në opozitë është Vetëvendosje, kurse AAK dhe Nisma janë në koalicionin qeverisës. Procedurat, sipas Gjykatës Themelore janë hapur ndaj: Albin Kurtit [VV], Faton Topallit [VV], Donika Kadaj-Bujupit [VV], Albulena Haxhiut [VV], Besa Baftijat [VV], Pal Lekajt [AAK], Fisnik Ismajlit [VV], Enver Hotit [Nisma], Shqipe Pantinës [VV], Mytaher Haskukajt, [VV], Rexhep Selimit [VV],Time Kadrijajt [AAK], Glauk Konjufcës [VV], Aida Dërgutit [VV] dhe Teuta Haxhiut [AAK].

Kontrolloni gjithashtu

KPK: Vjosa Osmani ka konfirmuar përpjekjen e saj sistematike për shtrirje të ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Kosovës

Kryetarja, Vjosa Osmani e ka çmuar lart takimin e presidentin e Francës, Emanuel Makro

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku morën pjesë kryetar e kryeministra shtetesh nga Bashkimi Evropian, kryetarja, …