Qerimane Polisi: Radios-Kosova e Lirë në 16-vjetorin e lindjes

Nderë e lavdi për Ju

Për punën tuaj pa përtesë

Në luftë e paqe të palodhur

Të kaluarën e sollët në kujtesë.

 

 Brezat e rinj që të mësojnë

Se me çfarë sfidash u përballuat

Ju me zërin tuaj që çanë retë

Ashtu të palodhur rrjedhshëm kumbuat.

 

 E ditët rrjedhin, e koha shkon

Po Ju mbeteni të papërkulur

Me emisionet plot edukatë

Hapëroni rrugën pa u lëkundur.

 

 Plot merita keni

Se sollët shpresë në kohët më të vështira

Se ju dhatë gjithçka për lirinë

E na frymëzuat për vepra të mira.

19.12.2014

Kontrolloni gjithashtu

Albert Vataj: NË PEËRVJETORIN E VDEKJES – Edgar Allan Poe, gjeniu vizionar, pena që na magjepsi me makthet dhe frikën

Sytë e tij arrijnë të shohin aq thellë brenda nesh, aq sa nuk ka mundur …