Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përkujton rrethimin e parë të familjes Jashari

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përkujton rrethimin e parë të familjes Jashari

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në shënimin e 26 vjetorit të rrethimit të parë të Jasharajve, të cilin ai e quajti “fillimi i legjendës për Prekazin dhe Drenicën”. Lladrovci ka theksuar se Jasharajt rikonfirmuan se aty është kështjella e lirisë duke shkruar: “Rifati, Hamza e Ademi, rikonfirmuan se kjo kështjellë e lirisë çdo herë do t’i rezistoj sulmeve”.

“Sot kujtuam me nderimin e thellë, Rrethimin e parë të Jasharve, të ndodhur më 30.12.1991. Ajo ditë ishte shumë e ftohtë dhe me borë, as armiku nuk pati sukses. Kjo betejë, është dëshmi se rruga jonë nuk kishte të ndalur dhe shënonte fillimin e legjendës për Prekazin dhe Drenicën. Atë ditë, Rifati, Hamza e Ademi, rikonfirmuan se kjo kështjellë e lirisë çdo herë do t’i rezistoj sulmeve.Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”, ka shkruar ai në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …