Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj: Kuvendi sa më shpejt ta marrë vendimin për demarkacionin

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj: Kuvendi sa më shpejt ta marrë vendimin për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për marrëveshjen e demarkacionit, ka thënë se Kuvendi sa më shpejt duhet të marrë vendimin për këtë temë. “Nuk ka arsye për t’u vonuar në këtë temë. Aktualisht çfarë dimë është se Kuvendi nuk ka votë për këtë marrëveshje. Deputetët janë të lirë të vendosin në bazë të bindjeve të tyre. Nëse këtë marrëveshje e rrëzon Kuvendi, atëherë një derë mbyllet dhe një tjetër hapet. Do të gjendet një zgjidhje’’, ka thënë Kryeministri Haradinaj për Epokën e Re.

 

Ndërsa për  transformimin e FSK-së në FAK, ai ka thënë se nëse kjo gjë ndodhë në koordinim me aleatët e Kosovës e Amerikën, jemi shumë afër edhe anëtarësimit në NATO. ‘’Ne nuk po i presim vetëm serbët, por po i presim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, që kjo gjë të bëhet në koordinim me ta’’, ka theksuar Kryeministri i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar …