Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi: Nuk mund të pajtohem me rrugën që e ka zgjedh Visari

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi: Nuk mund të pajtohem me rrugën që e ka zgjedh Visari

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka shkruar se vendimi ish-kryetarit Visar Ymerit për dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë, nga ana e tij nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes.

“Me keqardhje mora vesh lajmin për dorëheqjen e z. Visar Ymeri, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një komunikimin publik, nga pozitat drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Për këtë dorëheqje njoftimi na erdhi me e-mail një orë para konferencës për shtyp, sa di unë, një vendim i tillë nga ana e tij nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe as unë nuk e kam ditur më herët, edhe pse ushtroj detyrën e Sekretarit Organizativ. Është e vërtetë se së bashku, si Lëvizje, kemi arritur sukseset që përmendi z. Ymeri, dhe për këtë i jam mirënjohës, ashtu si të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Por nuk mund të pajtohem me rrugën që e ka zgjedh Visari”, ka shkruar ndër të tjera Ismajl Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …