Ismet Azizi

Ismet Azizi: Në kërkim të së vërtetës për Sanxhakun

Dilemave rreth origjinës së popullësisë myslimane të Sanxhakut, po u vije fundi. Falë  profesionalizmit dhe argumenteve shkencore të studiuesve të fushave të ndryshme: historisë, arkeologjisë, antropologjisë, kulturës, dokeve e zakoneve, pastaj, në bazë të  historisë orale, të cilën e kanë hulumtuar autorë të shquar të kësaj treve, gjithnjë e më shumë na ofrojnë të dhëna për ta njohur e mësuar më mirë të vërtetën. Sot kemi mjaft studime të autorëve dhe instutucioneve shkencore boshnjake dhe serbe, të cilat dëshmojnë me argumente për origjinën shqiptare të popullësisë jo vetëm të rrafshanaltës së Peshterit, por edhe më gjerë.

Në bazë të studimit të Mile A. Pavlloviqit „Fshatrat e Senicës, hulumtime antropogjeografike“ (viti 2009) , të cilin e ka përgatitur  për portalin „Poreklo.rs, si dhe në bazë të studimeve që na i ofron autori Ejup Mushoviq, na dalin të dhënat e besueshme dhe objektive për origjinën e familjeve të kësaj treve.

Një tregim i profesorit të letërsësë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Kemal Xhemiq, na bën të njihemi më mirë se çfarë vështirësish kanë pasur shqiptarët e Peshterit, sidomos vajzat shqiptare të këtij mjedisi pasi janë martuar me të rinjtë e familjeve ku nuk flitej gjuha shqipe. Ne kemi dëgjuar disa  rrëfime  të meshkujve të Peshterit. Në emisionet e ndryshme dokumentare disa madje theksojnë me plot bindje se gjoja humbja e gjuhës shqipe ishte bërë për shkak të martesave me femrat boshnjake, të cilat nuk flisnin gjuhën shqipe. Megjithatë, duhet përmendur edhe faktin tjetër, të cilin askush nuk e përmend: martesat e vajzave shqiptare me të rinjë e familjeve ku nuk flitej shqipja. Pra, në bazë të rrëfimeve të disave krijohet përshtypja sikur në Peshter nuk ka pasur vajza shqiptare, por vetëm djem shqiptarë.

Për ta ilustruar këtë, po përmendim Prof. Dr. Xhemiq, i cili, midis tjerash, shkruan: „Pesëdhjetë vjet më parë një vajzë nga fshati Toçilovë i  Peshterit me emrin Zalifa, u martua me të riun Smail Çekiçin nga fshatin Devreçe të Tutinit. Alija Bakiq,  profesor i letërsisë, dëshmon se nusja, Zalifa, nuk dinte asnjë fjalë në gjuhën  boshnjake, ose, siç donte të thoshte dikush, gjuhën serbe. Kur erdhi nuse në këtë fshat të Peshterit, Zelifa fliste vetëm gjuhën shqipe, e cila ishte gjuha e saj amtare. Tani, për ne boshnjakët e Sanxhakut, shkruan profesori Universitar, Kemal Xhemiq, disa historianë serbë dhe ndonjë tjetër nga radhët e boshnjakëve (Selimoviq nga Sjenica dhe të tjerë) nxjerrin tezën mbi origjinën etno-fetare serbo-sllave dhe ortodokse. Kjo tezë nuk qëndron, prandaj nuk mund të pranohet“.

Çka mund të thuhet pas këtij tregimi të dhimbshëm, i cili të kthen në kohën në mes dy Luftërave Botërore, kur shqiptarët e Peshterit  bënin presion dhe kërkonin nga deputetët, krerët  e vendit të tyre, që të mos hapnin shkolla serbe. Arsyeja ishte se i frikësoheshin asimilimit. Sipas tyre, edhe përmes formës së shkollimit në gjuhë sllave mund të kërcënohen nga rreziku i asimilimit. Prandaj, kjo i bie se për ta më mirë është që të zgjedhin këtë formë të „rezistencës“, duke bërë një jetë gati të izoluar vetëm e vetëm për të ruajtur identitetin kombëtar e fetar. Ky është rast tepër i rrallë në historinë e njerzimit, por, fatkeqësisht, është i vërtetë.

Se me çfarë vështirësish ballafaqoheshin shqiptarët e Peshteri në të kaluarën, e ilustron edhe  tregimi tjetër i një  afaristi me prejardhej nga fshati Uglla.

„Peshteri  me  shekuj ka qenë dhe ende është  krahina më e izoluar në Gadishllin Ilirik (Ballkanik). Banorët e këtij mjedisi, edhe pas pushtimit sllav, kurrë nuk i kanë ndërprerë lidhjet me vendin e origjinës së të parëve të tyre. Në vazhdimësi, nëpërmjet  krahinës së Rozhajës dhe asaj të Plavës e Gucisë, kanë mbajtur lidhjet tregtare me Shkodrën. Atje i kanë plasuar prodhimet e tyre blegtorale. Por, jo rrallë herë, edhe pse shumë më afër, kanë qenë të deyruar që të udhëtojnë edhe  në verilindje  drejt Pazarit të Ri për të shkuar në qytetin serb, Rashkë. Por, ç’është e vërteta,  udhtimi për në Rashkë ishte shumë më i „largët“ sesa  shkuarja në Shkodër, në Pejë apo në Podgoricë. Kur ktheheshin peshtrasit që kishin shkuar për të tregtuar në Rashkë, në hyrje të fshatit dilnin për t’i pritur të afërmit dhe familjarët e tyre të gëzuar, duke u shprehur mirëseardhje atyre, por njëkohësisht duke falënderuar Zotin që janë kthyer shëndosh e mirë. Një pritje e tillë nuk u bëhej, kur ktheheshin nga Shkodra, ku shkonin gjithashtu për të tregtuar dhe  udhtimi zgjaste me ditë e me javë të tëra. Arsye e vetme ishte se ata udhëtonin nëpër vendbanime shqiptare dhe nuk kishin përse të brengoseshin se gjatë rrugëtimit të mundimshëm mund t’u ndodhte ndonjë e keqe“.

Çfarë  duhet të bëjmë që këta shqiptarë të mbetur, të ndihen rehat, pra të mos të ndihen keq kur martohen me të tjerë që nuk flasin gjuhën e tyre? A mund t’u bëhet ndonjë zgjidhje fatlume? Në radhë të parë, si t’u krijohen kushte të favorshme për rrugtim të sigurt në drejtime të trevavae të tyre kombëtare?… Për këtë dhe çështje të tjera medeomos duhet të merren institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kossovës. Si të arrihet kjo, si të zbuten a tejkalohen vështrësitë e ndryshme, duhet shënë kontributin e tyre, në radhë të parë, Instituti i Historisë, Institutti Albanologjik, Akademitë  e Shkencave dhe Arteve të Kosovës e Shqipërisë. Rol të rëndësishëm do të luanin mediet, intelektualët, politikanët, sportistët, artistët etj.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …