Donika Kadaj Bujupi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi: Albin Kurti po e çon Vetëvendosjen drejt dështimit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, është shprehur qartas kundër kthimit të Albin Kurtit në krye të partisë së saj. Kadaj-Bujupi ka thënë se organizatat të cilat funksionojnë në bazë të vendimeve që i merr një individ, janë të pritura të dështojnë.

“Të gjithë anëtarët e Këshillit kanë votuar që Albin Kurti të kandidojë për kryeministër. Në zgjedhje gjithçka shkoi mirë, andaj ne menduam që përfunduan mosmarrëveshjet. Erdhi në shprehje ambicia e Albinit që të bëhet kryetar dhe filloi linçimi. Problem ishte metoda që përdorej për të arritur qëllimin e marrjes së pushtetit mbi organizatën. Jemi ndier të panevojshëm që të jemi pjesë e strukturës, kur thuhej se lideri është i mjaftueshëm. Vendimet duhej që të nxirreshin nga mbledhjet, e jo një individ të vendos. Unë kam parë organizata të tilla dhe ato shkojnë drejt dështimit”, ka thënë ajo në “RTK”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …