Haxhi Shala: Opozita duhet çdo herë të jetë e bashkuar e fuqishme dhe të mos punojë ndaras

Nisma, nuk përkrah shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, por plotësimin e ndryshimin e këtij ligji

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala thotë se deputetët e kësaj partie i kanë dhënë nënshkrimet për sgfyqizimin e Gjykatës Speciale  duke menduar se po bëhet fjalë për plotësimin ndryshimin e ligjit, pasi që edhe peticioni i OVL të UÇK-së ka qenë me këtë përmbajtje. “Ne duam që të bëhet plotësimi dhe ndryshimi këtij ligji në mënyrë që të hetohen të gjithë ata që kanë bërë krime në Kosovë, e jo të ketë shfuqizim të ligjit”, tha deputeti Shala. Për këtë ide edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se do të mund të bisedohej, derisa ritheksoi se LDK-ja është kategorikisht kundër shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kurse sa i përket demarkacionit, deputeti Haxhi Shala tha se nuk ka asnjë iniciativë konkrete nga kjo parti siç ishte raportuar më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita me fotografi të studentëve të plagosur, Kuvendi në kaos dhe ligji për Bankën e Shqipërisë kalon pa debat

Deputetët e opozitës shqiptare rrethuan foltoren e Kuvendit të enjten, më 29 tetor 2026, duke …