Ragip Shala: Këshilli i Pajtimit në Malishevë 1990

Ragip Shala: Këshilli i Pajtimit në Malishevë 1990

(Për respekt ndaj heronjve të cilët shtrinë  dorën e pajtimit)

Komuna  e  Malishevës  shtrihet në rajonin e  Përkorubës , toponim i moqëm shqiptar , që shovenizmi serb  pas  okupimit  1912 e ndryshoi  në ,, Prekorupa “, kurse  tani pa të drejtë quhët Llapusha ?!

Ky rajon përfshin territorin  nga fshati  Duhël  , përgjat rrjedhës së lumit  Mirusha deri  në fsh.  Kijevë .  Përkoruba  njihët për  kryengritjën e par në nivel Kosovës  kundër okupimit serb  , kryengritja  e Banjës (1914 ) , pastaj  në mbështetje të  Lëvizjes  Klandestine ( Kaçake  ) në mes të dy luftërave   botërore , NDSH-së, si dhe për  zanafillën , rritjën dhe zhvillimin e UÇK -së. Meqë  ky rajon  banohëj kryesisht nga shqiptarët , prandaj është quajtur edhe  ,, Shipnia e vogël ‘’ . Mbase shkaku i  ,, Shipnisë vogël ‘’ , Përkoruba  s’ishte njësi  në vete , e përhershme  administrative , prandaj qeverisja komunale  bartej herë  në Banjë e Kijevë , e herë në  Malishevë  ?!

Përkoruba  si  ,, Shipni e vogël ‘’ gjatë tër  Sociailizmit të Kalimegdanit  ka qenë rajoni  më i pa zhvilluar në RSFJ ?!  Pa as një objekt  industrial , pa rrymë , pa rrugë ,  pa ujë , pa përkujdesje  shëndetësore , pa sistem arsimor ,  kulturor e sportiv ?! Përkundër  izolimit  nga ,, vëllazërim-bashkimi “ pushteti  shovenist serb  ishte i pranishëm në Përkorubë  me  struktura  politike  , ushtarake dhe policore .

Në fshatrat Duhël  , Banjë , Malishevë  dhe Kijevë  ndodhëshin  ,, stanicat ‘’ e milicisë që përkujdesëshin për  mbarëvajtjen  e  ,, vëllazërim – bashkimit ‘’ . Kurse Korpusi  ushtarakë i APJ -së Nishit stacionohëj për muaj të tër në  ,, Fushë të begut ‘’ dhe  në Gajrak të Banjës duke ushtruar  terror  psikologjik  në popullatën e  ,, Shipnisë  së vogël ‘’ ?! Edhe Komisarët politik të Kumrovcit  gjatë tër asaj kohe kan sugjeruar  që  ,, uji , zjermi dhe hyqmi skan  Aman ‘’?!

Popullata e Përkorubës  , nën  rrethimin ushtarako – policore , ka qen  tërsisht  në getoizim  dhe i ngujuar në terrin mesjetar , prandaj kan dominuar  normat e Kanunit . Tër jeta e përditshme :  relacionet  familjare ,  çështjet  pronësore , tregtia është rregulluar me norma  të Kanunit të  Lekë Dukagjinit . Kontestet  pronësore  juridike , familjare në mungesë  të pushtetit lokal , gjegjësisht gjykatave, janë  ,, gjykuar “  nga pleqtë e Kanunit ?! Edhe kur kanë parashtruar  çështje  juridike pran gjykatave në Prizren, Gjakovë, Pejë, ato qëllimisht  janë zvarritur  nga komisarët e luftës speciale ?! Zvarritjet e  qëllimta, pastaj ,, gjykimet “ nga pleqt e kanunit  janë ndër shkaqet të konflikteve që  kan rezulltuar  me vrasje , rrahje , ngatrresa  zingjirore  deri në gjakmarrje .

Të ngujuar  brenda mureve , shkaku i gjakmarrjes , familje të tëra  kot  kan  shpresuar  në  ,, mrekulli “  të  ndonnji   ,,sluzhbeniku “ apo  ,,intelektuali “ që tua hapnin  derën . As kush nuk është marrë me konfliktet  familjare , me masat  parandaluse   me shkaqet , pasojat  , në  mënyrë  që ti  parandalonin vrasjet  reciproke . Në fakt  disa ,,intelektual “  shqipfolës  janë  marrë  me ,,studimin “ e fenomenit  të gjakmarjes  duke mbrojtur  në Beograd  ,,desertacione  shkencore ‘’ mbi  gjakmarjet  në  ,, Kosmet “ ?! Përkundër  asaj mizerje ,,intelektuale “ megjithatë njerëz të mirë ,,aty –këtu “  kan  arritur të pajtonin familje  të hasmuara , duke parandaluar gjakmarrjet . Por ato pajtime ishin modeste karshi  fenomenit gjakmarrës jo vetëm në Përkorubë por  gjithandej Kosovës . Në prag  të  shkoklimi t të RSFJ –së, në  fillim të viteve  90 –ta , mëse  dy  mijë familje shqiptare kanë  jetuar të ngujuar  me Besë e pa Besë  ?! Duke llogoritur mesatarisht  nga dhjetë  anëtarë  për  familje , mëse 20.000 familjarë kanë  jetuar  nën  psikozën  e  gjakmarrjes  dhe  po  aqë  në  palët e  dëmtuara nën  presion  të  ,, krenarisë  kanunore “  për  të  ,, marr hakun  “ ?!   Mëse   40.000 familjar shqiptar  kanë qenë  ,, protagonist “  të kanunit  mesjetar  të Lekë  Dugagjinit , në Socializmin e  Lidhjës   Komuniste  në  krye  me  ,, shokun “ Tito ?!!

                             Koha  e  Pajtimeve  1990

Në  Mars  1989, pasi  kapitulluan   ,, rrogëtarët “ e hegjemonizmit  dhe shovenizmit  serb , në krye me  ,, shokun “ Azem  Vllasi , Kosovën e përfshiu një valë  protestash  dhe demonstrata  popullore për liri , demokraci dhe Republikë . Plumbat e ,, Zastavës “  së  Kragujevcit do të vrisnin  disa  dhjetëra demonstrus  paqësor  anë  e mbanë  Kosovës . Kurse në  Nëntorë  vritën  Afrim  Zhitia e Fahri  Fazliu organizatorë  të demonstratave  për  Kosovën  Republikë. Edhe   në Janar 1990 , gjeneralët serb e përgjakën Kosovën  , duke vrarë kryesisht  të rinjë . RSFJ –ja tani më po ,,vdiste “  , Sllovenia  , Kroacia , Bosnja  dhe  Makedonia  lëviznin  drejt  pavarësisë , kurse Kosova jo që nuk kishte fituar statusin Republikë , por kishte humbur  edhe  autonominë e 74 –trës ?!

Vojslav  Sheshel  gjatë një debati  në parlamentin e Beogradit , për  çështjen e Kosovës  , duke ngritur lart revolën pat deklaruar  qart : Kosova i takon atyre që do ta fitojnë me luftë ?! Në këtë kohë derisa Lidhja  Komuniste e Kosovës ishte  në  procesin e  metamorfozës  për  në   LDK  , lëvizja  klandestine – LPK –ja , duke  trajtuar  rrethanat  politike  , dhe  analizuar format  dhe metodat  çlirimtare kundër okupimit  serb , lëshoi  THIRRJE  për Pajtim . Në fakt  idea për  pajtim , falja e gjaqeve ishte hedhur  në qeli  të burgjeve  serbe  nga i madhi  Afrim Zhitia  dhe  ,, cimerët “ e tijë .

Në  fundë  të  Janarit 1990 në Bibliotekën  Universitare  nga strukturat   klandestine të  LPK –së janë marrë  hapa konkret për finalizimin e THIRRJËS  për pajtim , faljen e gjaqeve dhe ngatërresave . Misionarë  për pajtime  nga strukturat klandestine  të LPK-së  do  të trokisnin në  Institutin  Albanologjik , konkretisht  në  zyrë  të  Anton  Çettës , për ta ,, quar në vend “  amanetin e  Afrim Zhitis . Koha  për  pajtime  kishte  arritur, prandaj Epoka e Pajtimëve  tani më po fillonte …

                     Themelimi  i Këshillit të  Pajtimit  në Malishevë

A mundë të çlirohëj Kosova kundër okupimit serb  , pa u çliruar nga vetëvetja , pa u çliruar mëse 40.000 familjarë nga  ankthi dhe kthetërat e gjakëmarrëjes ?! Prandaj  struktura  klandestine  të   LPK- studentë , udhëtuan nga Prishtina në  Malishevë , për  të  zbatuar  THIRRJËN  e  LPK-së   për  pajtim .    Në  Malishevë  akoma  figuronin  emblemat  e RSFJ –së  : ,, Stanica “ e milicisë dhe  Komiteti  komunal i LKJ-së , përkundër  procesit  të metamorfozës   së LKJ në LDK

Këshilli i pajtimit në Malishevë  është  formuar  më 16.02.1990 , në  objektin  e shkollës  fillore .

Në kuvendin themelus kanë prezentuar  65 pjesëmarrës nga fshatërat e Malishevës .

Kuvendi  ka zgjedhur  Këshillin e Pajtimit me kryetar Avdyl  Berisha , I cili pastaj u vetëlargua.

Këshillin e pëbënin  këta pajtimtarë : Asllan Kastrati, Avdyl Berisha, Bashkim Krasniqi, Enver Mazreku, Enver Haklaj, Fatmir Limaj , Feriz Hoti , Maliq Kryeziu , Malsore Zogaj , Hamdi  Berisha, Hasime  Mazreku, Ibrahim Mazreku, Kumrije Bashota, Valbona Krasniqi , Gjyle Krasniqi, Sylejman Mazreku , Shemsi Mazreku, Xhevdet Mazreku , Xhevdet Kastrati, Ramadan Sopaj , Ramë  Bashota , Ramadan  Mazreku  , dhe Ragip Shala . Pastaj na  janë bashkangjitur Fetah Bekolli , Januz Mazreku , Nuhi Mazreku , Ibrahim Kryeziu , Hamez Kryeziu , Hagji Samadragja , Zyrafete Kuqi , Cen  Desku , Sherif  Gashi etj.

Paralel me Këshillin komunal , ka funksionuar edhe Këshilli lokal në fsh . Banjë të themeluar nga : Fatmir Limaj , Izet Shala , Lulëzim Shurdhaj , etj .

 Këshilli i Pajtimit në Malishevë ka qenë me disa karakteristika  të veçanta :

Është i Dyti këshill i formuar në nivel të Kosovës (16.Shkurt 1990)

Gjatë tërë veprimtarisë këshilli ka funksionuar pa kryetar , vetëm me tre kordinator : Asllan Kastrati, Shemsi Mazreku , Ragip Shala.

Të gjitha pajtimet janë realizuar me forca vetanake , pa kërkuar ,,huva ‘’ nga Këshilli Qendrorë  ne Prishtinë .

Vullneti , guximi njerëzorë i heronjëve pë r ta shtrirë dorën e pajtimit pa hezituar fare .

Këshilli i Pajtimit ka qenë qerdhe për zanafillën e UÇK-së.

Shumica  e pajtimtarëve  të  Këshillit  janë  rreshtuar  në njësite  të  UÇK-së.

Gjatë  luftës së UÇK-së kanë  rënë dëshmorë Dy pajtimtar të Këshillit :  Ibrahim Mazreku  dhe Hamdi Berisha .

Veprimtaria e këshillit në Malishevë është zhvilluar në tre etapa :

Identifikimi i familjeve fshat për fshat që do u kërkohej pajtimi

Parapregaditja: përfshinte vizitat e pajtimtarëve në familje, prezentimi , shpalosja e qëllimit dhe kërkesa për pajtim në emër të aspiratave kombëtare për çlirim.

Finalizimi : pajtimi , falja e gjaqeve , plagëve , ngatërresave etj.

Etapa e pare dhe e dytë kanë përfunduar mbrenda tri javëve , kurse etapa e tretë gjatë muajit Mars dhe Prill. Gjatë etapës së tretë pasi ishte muaji i Ramazanit këshillit i nevojitej së paku një klerik fetarë . Gjatë një takimi këshilli është përcaktuar për mulla Xhevat Kryeziun , meqë ishte hoxhë më i ri nga mosha , dhe më i moderuar.

Këshillin e pajtimit në Malishevë e  përbënin  kryesisht  rinia shkollore  dhe  universitare , profesor  , arsimtar  , mjekë , bujqë etj. Pastaj  na  jan bashkangjitur  edhe heronjtë e  pajtimeve .

Për  etapën e  identifikimit  dhe  parapregaditjës ,  pajtimtarët  janë ndar në grupe  pune , duke përshkuar  fshatrat kryesisht në këmbë . Kurse në  etapën e finalizimit –pajtimin , kan marr pjesë po thuaj tër  këshilli i pajtimit .Meqë  në disa raste ndërlidheshin  pajtimet me komunat fqinje , prandaj  këshilli  i Malishevës  ka bashkëpunuar me  këshilla të  Suharekës  , Prizrenit , Klinës ,kurse  këtë të fundit , këshilli i Malishevës ka dhën  ndihmes  edhe në themelim . Në një pajtim të ndërlikuar , që gjeografikisht  shtrihej  në  territor të Malishevës dhe Suharekës  ndihmes  të pa kursyer  na kan ofruar pajtimtarët   Prof.Ramadan Shala dhe doajeni i qështjes kombëtare  Afrim  Morina .

Meqë  e kemi  hasur kudo  gadishmërinë e heronjëve  të pajtimit,   për  ,, tu marr ngryk “ , prandaj këshilli i pajtimit ka arritur që për një kohë të shkurtër   ti pajtoj të  gjitha gjaqet , plagët dhe ngatërresat  , para se ,, të falëj “ Bajrami  në tubimin e Bubavecit ? Pasi veprimtaria e këshillit  të Malishevës , po thuaj fare nuk pasqyrohëj në  mjetët e komunikimit masiv , sidoqoftë, tubimi i Bubavecit prandaj ka dërguar  mesazh pajtimi gjithandej Kosovës .

 Duke ju falëndëruar  heronjëve  të pajtimit  , të cilët falnin gjakun e  babait , agjës , vëllait , djalit , këshilli i pajtimit në Malishevë   arrit ti pajtoj :  45 gjaqe ,  12 plagë  dhe  60 ngatërresa . Vjetërsia e gjaqeve mesatarisht arrinte  10  vjet , plagëve 6 vjet dhe  ngatërresave  2 vjet . Hyrja në Oda burrash  , sidomos e gjinisë  femërore , forma e veprimit   theu  kodin e kanunit  të Lekë  Dugagjinit , që skishte  ndodhur  as një  her  më  par ?! Vullneti  për  pajtime ishte një  sinjal  se populli  vërtet e donte lirinë , prandaj  i falën  gjaqet  , plagët  dhe  ngatërresat .

Realizimi  i THIRRJËS  për  pajtime , ishte çlirim ndaj vetëvetës , prandaj Lëvizjën Kladestine  do ta obligonte  që me forma  politike dhe ushtarake të angazhoheje dhe  për çlirim   nga okupimi shekullor  serb.

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …