Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se janë duke punuar për t’i arritur votat e nevojshme për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. “Jemi në seancë, jemi në punë e sipër që të jemi unik. Pra po bëjmë përpjekje që të kemi numrin e nevojshëm për ta votuar”, ka thënë Haradinaj. Sa i përket votave të deputetëve të Listës Serbe, Haradinaj ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik janë në ndërtesën e Kuvendit dhe pritet që të marrin pjesë në seancë. Ai ka treguar se tani Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, në mënyrë që anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ta procedojnë në Kuvend draft-ligjin për demarkacion, i cili përmban edhe dakordimin që koalicioni qeverisës ka arritur me LDK-në për ta votuar këtë marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së
Më 21 maj të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …