Në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së u zhvillua ceremonia e ndërrimit të Komandës

Në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së u zhvillua ceremonia e ndërrimit të Komandës

Sot në kazermën “Adem Jashari’” të FSK-së në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së. Ceremonia filloi me parakalimin e flamurtarëve dhe intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës. Pas leximit të dekret-ligjit të kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për emërimin e gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Forcave Tokësore, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të Komandës së Forcave Tokësore nga gjeneral majori Gëzim Hazrolli tek gjeneral brigade Enver Cikaqi. Në ceremoni morën pjesë: zëvendësministri i MFSK-së Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i NLAT-it, gjenerali Hofmann, gjeneral majori Zymer Halimi dhe gjeneral brigade: Nazmi Brahimaj, Irfete Spahiu, Naim Haziri, përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues të NALT-it, dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …