Brickos

Vuçiq

Vuçiq: Brenda katër dekadave të ardhshme, nëse nuk do të ketë shtim të popullsisë, Serbia do të zhduket

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se brenda katër dekadave të ardhshme, nëse nuk do të ketë shtim të popullsisë, kombi dhe shteti serb rrezikon të zhduket. Ai ka thënë se kjo nuk është për fajin e Amerikës apo të BE-së  por të vetë serbëve. “Duhet të krijohet një atmosferë ku njerëzit do të duan të qëndrojnë në vend dhe të kenë fëmijë dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët dhe ndërmjetësit pavarësisht se asgjë nuk u besoj”, tha Vuçiç, në prezantimin e planit aksional për politikën e popullsisë. “E vetmja gjë që duam është të përpiqemi të lusim njerëzit që të kuptojnë se sa ka nevojë vendi ynë për fëmijët dhe në këtë kontekst do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët, pa marrë parasysh se as atyre e as ndërmjetësve asgjë nuk u besoj, nuk kemi zgjidhje tjetër, tha presidenti serb në konferencën për media në Beograd, duke përsëritur se nëse nuk ka zgjidhje kompromisi, nuk do të ketë kurrfarë zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …