bb

Albin Kurti thotë se Prishtina, është xhungël prej betoni

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  ka thënë se Prishtina është kthyer në xhungël betoni. 46.000 ndërtime ilegale e kanë kthyer Prishtinën në njëfarë xhungle prej betoni, tha Albin Kurti në diskutimin me temën “Tranzicioni, Lëvizjet Shoqërore dhe Rrënimi Urban”, të organizuar nga Qendra Multimedia, ku panelistë ishin edhe filozofi kroat Sreçko Horvat dhe shkrimtarja serbe, Sasha Savanoviq. Duke folur për ndërtimet pa leje, Kurti tha se në Prishtinë është “situatë e komplikuar”. Më tej, Albin Kurti theksoi se Vetëvendosja e ka luftuar “mafinë e ndërtimeve”, të cilën tha se nuk ka arritur ta shkatërrojë, por ka arritur ta zmbrapsë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …