Airport Adem Jashari
mbpzhr grante
valamobile
kek
MIT
Fillimi / Analiza / Nexhmi Lajçi: Po i dhatë sot Çakorr e Kullë, nesër Serbinë do ta kemi mbi urë
Kuvendi i Kosovës

Nexhmi Lajçi: Po i dhatë sot Çakorr e Kullë, nesër Serbinë do ta kemi mbi urë

Skena politike shqiptare e pas luftës fatkeqësisht, më vonë e quajtur dhe e vetëquajtur kosovare,  ishte e ndërtuar nga agjentura të huaja të dirigjuara nga Beogradi në formën më të përsosur të mundshme në mënyrë që koalicionet që do e mbajnë pushtetin çdo herë të bëhen ashtu siç ata kanë nevojë dhe ligjet që dalin nga Parlamenti i Kosovës të jenë ligje që u përshtatën interesave të Serbisë dhe që pakicës serbe ti jepet mundësia që Kosovën ta bllokoj në çdo hap.

Të gjitha këto padrejtësi i bën dëm të pa riparueshëm jo vetëm Kosovës por edhe çështjes shqiptare në përgjithësi duke i prekur drejtë për drejtë edhe interesat strategjike të miqve tanë ndërkombëtarë para syve të të cilëve u luajtën të gjitha këto lojna me pasoja tragjike për kombin tonë.

Të gjitha koalicionet që u bënë që nga pas lufta e deri më sot, pa as edhe një kriter, duke mos përfillur as statutin e as programin partiak, politik e kombëtar të tyre, e dëshmuan se ishin brumë i huaj  dhe se ishin gatuar në kuzhinat speciale të Moskës e Beogradit për tu shërbyer nga miqtë e tyre besnikë  të instaluar djallëzisht si Paqeruajtës në Kosovë.

Fatkeqësia më e madhe e jona është se shumica e shqiptarëve në pushtet, ishin struktura të UDB-së Jugosllave dhe pjesë e sistemit komunist të asaj kohe; si përfaqësues krahinorë, republikan e federativ, ithtarë të bashkim-vëllazërimit, servil, të shitur e tradhtarë të kombit, argatë shumë besnik të Serbisë, e për çudi po këta i drejtojnë rrjedhat politike në Kosovë e rreth saj. Vula e kësaj fatkeqësie mjerisht është vota e jonë e pa peshuar mirë, e dhënë në raste me nostalgjinë e bashkim vëllazërimit, në baza familjare, grupore e shitur, e pa dhënë apo e hedhur vetëm sa për të thënë se votova.

Fati jonë është dhe mbetet në duart tona.

Ne edhe sot pas gjithë këtij mjerimi që na sollën pikërisht ata që ne i zgjodhëm pa dallim, nuk u mbushëm mend dhe prapë zgjedhjen e përfaqësuesve dhe liderëve e bëjmë në mënyrën tradicionale në baza krahinore, rajonale, familjare e çka është më e keqja në bazë të respektit  të vjetër për liderë apo për parti pa marr parasysh të kaluarën e tyre,  pa qenë të vetëdijshëm se nga ky veprim varet  qenia jonë si komb e atdhe.

   Ky lloj mentaliteti po na pengon edhe sot që si komb të gjejmë alternativa të reja më njerëz të rinj, më energjikë, më punëtorë, më përparimtarë, me pa tjetër atdhetarë, udhëheqës të mençur e të pastër moralisht e kombëtarisht, që nuk kanë dhënë ndonjë arsye për të qenë të shantazhuar nga qarqe të caktuara ruse, serbe dhe të tjera  ndërkombëtare, sa herë që atyre t’u teket për të marrë vendime në dëm të atdheut e kombit tonë.

Paria e zgjedhur e një kombi është bërthama, fryti e mbi të gjitha është vet rrënja e tij.

Sot kemi nevojë më shumë se kurrë, ti hapim sytë dhe të mësohemi se të gjithë ata që bëjnë gabime me apo pa dashje duhet me pa tjetër të dënohen, e këtë dënim duhet tua japim ne, populli. Këta “përfaqësues” si duket nuk janë të vetëdijshëm se po e çojnë popullin në drejtim të vetorganizimit për t’u vetmbrojtur, e nëse vjen puna deri në këtë pikë dënimin do ta kenë të pashmangshëm e demi do të jetë i pa riparueshëm. Vula e ardhmërisë sonë është vetë vota jonë!.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kush shtiu me armë zjarri në Policinë e Republikës së Kosovës!?

 Me rastin e arrestimeve të të dyshuarve për kontrabandë në veri të Kosovës (atje ku ...