Visar Ymeri: Viti 2015 është karakterizuar me një dinamikë të theksuar në skenën politike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Visar Ymeri, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se Viti 2015 është karakterizuar me një dinamikë të theksuar në skenën politike dhe premton se e tillë do të jetë edhe viti 2016. Angazhimet qytetare në protestat e vitit që po lëmë pas, janë sinjale për një zgjim gjithëpopullor, zgjim ky që jep shpresë për ndryshime në skenën politike. Largimi i Qeverisë Mustafa është i domosdoshëm dhe zgjedhja e Hashim Thaçit në krye të Presidencës pasi t’i ketë përfunduar mandati presidentes, Atifete Jahjaga, do të nënkuptonte heqje dorë nga Republika e shteti, për çka uron që qytetarët e Kosovës asnjëherë të mos heqin dorë nga ky synim, ashtu siç nuk kanë hequr asnjëherë gjatë historisë ka thënë mes tjerash, Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …