Shefqet Krasniqi

RKL: Fushata e egër dhe denigruese kundër imamit, Shefqet Krasniqi, mori përgjigjen e drejtësisë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur të pafajshëm në të tri akuzat, ish-imamin e Xhamisë së Madhe, mulla Shefqet Krasniqi, i cili  me paragjykime dhe pa fakte e argumente  akuzohej për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Dr. Shefqet Krasniqi pas lirimit nga akuzat në një prononcim për media tha se e drejta doli në pah. “Kam qenë i bindur, si ju dhe ata që kanë urdhëruar të më arrestojnë, se nëse në vendin tonë ka vetëm një shkëndijë drejtësie, puna ime është shumë e qartë dhe pa asnjë shibël do të del në pah, dhe fal Zotit kjo u vërtetua. Faleminderit për të gjithë ju që më keni përkrahë, pavarësisht të gjitha lakimeve që kanë qenë herë-herë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, është akuzuar se “në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun dhe përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve Kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste”. Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar në vazhdimësi nga imami, Shefqet Krasniqi.

 

Fushata kundër dr. Shefqet Krasniqit, ishte fushatë tipike kundër islamit

 

Të përkujtomë me këtë rast se fushata kundër dr. Shefqet Krasniqit kishte marrë një dimension të fushatës kundër islamit në Kosovë si dhe kundër institucioneve fetare të myslimanëve në përgjithësi. Nga frika e kësaj fushate, imamit Krasniqi nuk i doli në mbrojtje as Bashkësia Islame e Kosovës, për shkak se duke u bazuar në akuzat që i bëheshin atij dhe disa shqiptarëve, që kishin marrë pjesë në luftën e sirianëve kundër regjimit kriminal dhe fashist të Bashar al Assadit, Kosova ishte shpallur tokë e pëlleshme e ISIS-it. Krejt kjo fushatë ishte bërë me qëllim që Qeveria e Kosovës ta bindte faktorin ndërkombëtar se ishte e përkushtuar ta luftonte terrorizmin islam dhe se këtë luftë e kishte fituar. Po ashtu, ajo kishte fituar edhe sa e sa donacione nga organizata të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare, një pjesë prej të cilave ua kishte ndarë medieve anti islame dhe antikombëtare në Kosovë, sidomos disa “gazetarëve” tru-shpërlarë nga klane të shërbimeve të caktuara, të cilat veprojnë edhe sot në Kosovë, të koordinuar me politikat e Beogradit dhe të Athinës. Janë organizuar dhe organizohen të ashtuquajturat ligjërata  për deradikalizim, me fonde të majme që u shpërndahen profiterëve  të shumtë, por edhe ndonjë imami që nuk i njeh as edhe parimet bazë fetare në përgjithësi dhe ato islame në veçanti.

Fushata kundër Imamit të Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi u manifestua vulgarisht  edhe si fushatë kundër Radios-Kosova e Lirë, për shkak se për disa vite, në bazë të një kontrate të arritur mes drejtorisë së Radios dhe Imamit Krasniqi, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  ai mbante një emision të rregull javor të kontaktit, me stafin e tij. Pavarësisht se ai ishte i pranishëm edhe në shumë medie të tjera të shkruara dhe elektronike, prania e tij në Radion-Kosova e lirë, u mor si  shkas për ta dëmtuar financiarisht këtë Radio, e cila programin dhe konceptin e vet kombëtar nuk e ka lënduar me as edhe një emision të vetëm, prej ditës së parë të transmetimit më 4 janar të vitit 1999 e deri sot.

Programi i Shefqet Krasniqit nuk ka pasur të bëjë me Radion, meqë orët e programit kanë qenë të rezervuara dhe në pajtim me rregulloren e medieve, të cilat kanë të drejtë ta shesin deri në 25 për qind të programit ditor. Gjatë asaj kohe për dy vjet Radio ka transmetuar edhe programin fetar të krishterë nga Radio K 7, 1 orë në ditë program fetar, sipas   marrëveshjes.

Në kohën derisa Shefqet Krasniqi ishte nën hetime, Drejtoria kishte marrë vendim ta ndërpriste emisionin javor,  edhe për shkak të kërcënimeve që kishte  marrë nga grupe dhe individë të caktuar, të njohur për Redaksinë.  Pavarësisht nga fakti se dr. Shefqet Krasniqi është shpallur i pafajshëm, fushata kundër islamit në Kosovë as ka pushuar as do të pushojë ndonjëherë, sepse janë derdhur e po derdhen shumë fonde për këtë fushatë, e cila ka për qëllim ta dëmtojë tolerancën fetare në mesin e shqiptarëve, ta prish dhe ta shpërbëjë unitetin shekullor, vëllazëror,  shqiptar në këtë drejtim.

Lufta kundër islamit nga qarqe të caktuara masone e politike në Kosovë  po konsiderohet si luftë e drejtë

Lufta kundër islamit nga qarqe të caktuara po konsiderohet si luftë e drejtë, si  një strategji  me qëllim për ta bindur Evropën se shqiptarët i takojnë besimit të hershëm të krishterë dhe vetëm sipërfaqësisht dhe me emra janë myslimanë. Kjo hipokrizi e laramani fetare, në mesin e një shtrese shqiptarësh, analistë, gazetarë, politikanë, zbulon fytyrën e tyre të vërtetë, hipokrizinë të cilën e shpërfaqin hapur, por duke qenë labilë dhe pa identitet të mirëfilltë, nuk marrin hap për t’ u deklaruar hapur si të krishterë, ashtu sikur kishin bërë disa intelektualë në Drenicë, disa vite më parë.

Fushata kundër islamit është në radhë të parë fushatë e botës së krishterë, është një vazhdimësi e kryqëzatave shekullore dhe në këtë luftë ne jemi vetëm viktima nga cilado anë ta marrësh. Po të fitojë ideja e ISIS-it ne konsiderohemi ta tradhtarë të fesë, po të fitojë krishterimi, ne jemi tradhtarë të fesë së të parëve tanë.

Në këtë luftë dhe në këtë fushatë, me qëllim  për ta dëmtuar dhe për ta zhbërë kulturën historike të tolerancës fetare ndër shqiptarë, humbësit më të mëdhenj jemi ne vetë, sepse nëse i besojnë një Zoti dhe nëse kemi të përbashkët po thuajse të gjitha mësimet fetare identike, atëherë përse u dashke të jemi vetëm të krishterë apo vetëm islamë?

Fakti se te ne  ka mbijetuar deri në ditët tona toleranca fetare, e cila iu ka nënshtruar interesave të kombit e atdheut, fakti se luftën për çlirim nga Perandoria islame e kanë bërë pikërisht shqiptarët me besim islam, qofshin ata ideologë kombëtarë si: Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Ismail Qemali e shumë të tjerë, apo luftëtarë e strategë si Ali Pashë Tepelena, Zenel Gjoleka, Sylejman Vokshi, Isa Boletini, Hasan Prishtina e qindra të tjerë, tregon mirëfilli se islami ndër shqiptarë ka specifika historike dhe nuk mund të zhbëhet me fonde, qofshin ato nga Lindja apo Perëndimi.

Fati unë i keq historik ka bërë të jemi kështu si jemi, në tokat tona mes Romës e Bizantit, Mes Turqisë e sllavëve të Ballkanit, mes Lindjes e Perëndimit dhe duke qenë në një vend që është atakuar dhe atakohet nga mujsharët e botës, ne vazhdimisht jemi si trungu para kullës së kovaçit, ku provohen sëpatat e mprehura.

Uniteti, identiteti dhe qëndresa shekullore shqiptare për ta ruajtur gjuhën, traditat, besën si fondament identiteti, nuk është rrezikuar nga krishterimi, as mund të rrezikohet nga islami. Nëse i qëndrojmë fuqishëm këtij bazamenti të shqiptarisë, do të mbijetojmë edhe në këtë katrahurë të ndeshjes së ashpër mes islamit dhe krishterimit. Po ky idealizëm kombëtar shqiptar, tani po atakohet nga brenda, nga grupet e rrezikshme masone, nga ata që shpallin Kosovën tokë të pëlleshme të ISIS-it vetëm sepse 200 nga rreth dy milionë shqiptarë sa ka Kosova paskan shkuar të luftojnë në Siri, apo  nga ata që përvetësojnë emrin e Allahut për të arritur qëllimet e tyre, jo fetare, por në radhë të parë materiale.

Në anën tjetër, asnjëherë nuk u hapën hetime kundër priftit katolik, Anton Kçira, i cili kishte akuzuar regjimin e Milosheviqit, jo për shkak se kishte masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë të besimit islamë, por që nuk ua kishte shkurtuar kokat edhe 1 milionë e 900.000 të tjerëve, pra të gjithë shqiptarëve myslimanë të Kosovës. Madje ai prift mori edhe mirënjohje nga ish kryetari i  Shqipërisë, Bujar Nishani që ndante deri në 100 mirënjohje në ditë. Edhe një klerik tjetër katolik lëshoi një deklaratë të tillë, por për deklarata të tilla nuk hapen hetime, kjo vetëkuptohet…

Në Kosovë nuk ka shqiptarë që fut kilogramët e trotilit në trup dhe shpërthen në erë bashkë me ta, sepse nuk ka motiv për një gjest të tillë, përveç ndonjë  rasti të izoluar të një të  çmenduri të mundshëm, por që deri tani nuk ka ndodhur. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të gjendet ndonjë i tillë i çmendur. Por  kur gjendet dhe arrestohet  një serb me trotil, sikur ka ndodhur, tërë kjo relativizohet dhe mediet e caktuara që bërtasin kundër ISIS-it nuk komentojnë me asnjë rresht, sepse e hidhërojnë Beogradin, apo Athinën.  Dhe ky Serbi me trotil dënohet më pak se një imam i cili në xhami ka ligjëruar se është haram që gratë myslimane të zhvishen lakuriq para publikut.

Shqiptarët që kanë fondament  dhe identitet primar  shqiptarinë, interesin e kombit të e atdheut të ndarë në gjashtë pjesë, të nëpërkëmbur në brenda e jashtë, preokupimet e tyre kombëtare në vazhdimësi i kanë vënë mbi ato fetare, krahinore, fisnore e grupore. Legjendari, Adem Jashari me familjen e tij dhe të gjithë të rënët në luftë për çlirim, nuk janë sakrifikuar për islam, as për krishterim.

Por edhe një gjë duhet të mos e harrojmë se,  janë pikërisht shtetet e krishtera të Evropës, të cilat luftën tonë çlirimtare e kanë quajtur  dhe po e quajnë terroriste, dhe pikërisht këto shtete e kanë detyruar Kosovën të themelojë Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.  Ato shtete nuk kanë kërkuar Gjykatë speciale kundër serbëve të krishterë, të cilët kanë masakruar myslimanët në Bosnje, madje nuk kanë kërkuar Gjykatë Speciale për krimet monstruoze, masakrimin për dy ditë të 8.000 myslimanëve  në Srebrenicë. Ushtarët e Evropës  gjatë masakrave kanë bërë sehir, kanë incizuar dhe kanë lejuar të ndodh njëra prej krimeve më të shëmtuara, e njëjtë  me përmasa të krimeve të Hitlerit kundër hebrenjve gjatë  Luftës së Dytë Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …