Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Marsi i kthesave por edhe i ngecjeve

Siç duket nga e kaluara e historisë sonë të re, muaji mars, përveç që sjell stinën e praneverës, në mendjet tona i sjell edhe vargjet e këngës së Ilir Shaqirit, “Sërish vjen marsi sërish vjen stina”, që janë ilustrimi më i mirë i përshkrimit të katandisjeve dhe këndelljeve tona. Marsi si muaj i shpresës për gjallëri e për punë, për ne kosovarët ishte muaj i kthesave dhe zgjimeve të mëdha. Por shpesh ishte edhe muaj i dimërave me ngrica të mëdha. Thënë shkurt, marsi është sinonim i ringjalljes; i kthesës e i jetës, i shpresës dhe i dhembjeve të mëdha. Ky muaj për ne është sikurse shtatëzënat në muajin e nëntë, që shkojnë në lindje me ankthin e dhembjeve të mëdha, dhe gëzimin e lindjeve t`shumëpritura. Edhe kolektivisht, referuar, këtij sinonimi u shmangën dështimet tona kolektive të rrugtimit tonë popullor për liri e pavarësi! Por a është gjithëher kështu?

Pajtohemi se shpeshëher, për ne, marsi i dekadave t`fundit të këtij shekulli, spikati kryesisht ngjarje krenarije dhe dhembje, në fusha të ndryshme t`jetës! Rënje heronjësh, e masakrime të mëdha të popullsisë civile shqiptare nga solldateska millosheviqiane e sërbisë, frymemarrje dhe ankth. Dhe, sërish lindje e rilindje, sërish ngritje e ringritje, ngjallje e ringjallje, ecje në beteja e fronte të reja… Por nuk është gjithëher kështu, marsi shënoi edhe ngjarje turpi…. Në vazhdim në retrospektivë, çfar mund të themi?

Numrojmë pak nga kthesat dhe ngecjet

1) 7 Marsi, shënon ditën e mësuesit dhe hapjen e parë të shkollës shqipe në Korçë. Shënon, një ditë veçantë të ngritjes në frontin e diturisë kombëtare. Përmes shkollës  shqipe, po hapej dritarja e depërtimit të dritës, kundër territ. Po hapej mundësija e luftës kundër injorancës, intrigave e tradhtive që i bëheshin kombit tonë, dhe po mundësohej zhvillimit ekonomik dhe dalja nga prapambeturija mesjetare.

2) Fillimi i marsit pokështu shënon zgjimin dhe ngritjen e shqiptarëve të Kosovës në luftë kundër makinerisë vrastare dhe të nënshtrimit. Kjo është epoka e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ditët e 5,6 dhe 7 marsit `98, të flijimit të Familjes Jashari në krye me Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari, janë rilindja e jonë kombëtare. Janë rënje “mbi” popullin dhe “për” popullin, janë vet historia dhe vlera univerzale e qytetrimit. Janë flijimi i madhë për vlerat e njerzimit. Këto ditë tashmë, shënohen në kalendarin tonë si ditët memorjale të kujtimit të sakrificës sublime të Jasharajve, në Prekazin e historisë dhe krenarisë sonë kombëtare. Edhe në këto ditë, në disa komuna të Kosovës valuan vetëm flamujt e Kosovës, pa ata kombëtare, duke manifestuar kështu qasje paditurie e bajraktarie deri në injorancë ekstreme. Mbi këtë kushtrim lirije, dhe këto vlera të flijimit të madh, u bënë gati qindra e mijëra ushtarë të UÇK-së që të vdisnin për lirinë e atedheut tonë.

3) 11 Marsi i vitit 1981, ishte fillimi i demostratave të rinisë studentore të Kosovës, që më vonë u shëndrruan në demostrata gjithëpopullore që shënuan fillimin e fundit të dinastisë serbo-titiste. Kjo lëvizje, në Kosovë, shënoj shembjen e komunizmit të krijesës së quajtur Jugosllavi. Kosova ishte pikënisja e lëvizjeve zingjirore në shembjen e sistemeve moniste të ndërtuara mbi bazat e ideologjisë komuniste në shtetet e lindjës. Në këtë kohë; u burgosën qindra e mijëra student e intelektual. U vranë dhe u plagosën dhjetëra e qindra, qytetarë e demonstrues. Kosova u bë kurban i ndryshimeve të mëdha, në Jugosllavinë e asaj kohe dhe Europën Juglindore.

4) 19 Mars 1999 ndodhi nënshkrimi i marrëveshjes së Ramhujes, pas negociatave në raundin e dytë, të mbajtura në Paris, nga 15-19 mars. Bisedimet ndërkombëtare për vendosjen e paqës dhe ndërprerjen e luftës në Kosovë vinin, si rezultat, pas Masakrës se Reçakut, e bërë, nga makinerija vrastare e Millosheviqit, më 15 Janar,”99. Marrëveshja ishte nënshkruar me ndërmjetsimin e faktorit ndërkombëtar vetëm nga pala kosovare, duke u refuzua nga pala serbe. Historia e re, shënon për herë të parë një marrëveshje ndërkombëtare, që thirret për krizën e Kosovës, mbi principet humanitare dhe vlerat univerzale të drejtave dhe lirive të njeriut.

5) Mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, 20 – 21 mars, 2018 shënuan votimin e demarkacionit, me 80 vota për dhe 11 kundër, përkundër këmbëngulsisë nga ana e Lëvizjes VETVËNDOSJE!, për të mos kaluar ky akt, në këtë formë, i faljes së 8200 hektarëve tokë Mali të Zi, theksuar sipas komisionit qevereitar të Raportit Bulliqi. Dokumenti ratifikues, në brendi pati: një ligj, bazuar në marrëveshjën e gushtit 2015, të nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës dhe një raport kundërshtues të kësaj marrëveshje, pokështu të Qeverisë së Kosovës, i qujtur Raporti Bulliqi, të mbuluara me një deklaratë politike në mes të Presidentëve; Vujanoviq i Malit të Zi dhe Hashim Thaqi i Kosovës, për korrogjim gabimesh, pas aprovimit të Ligjit për ratifikim të marrëveshjes së demarkimit kufitar, Kosovë Mali i Zi. Kështu, Kryeministri Haradinaj e fundosi kauzën e ngritjes së tij politike, nga e cila hyri në qeveri sëbashku me zv. Kryeministrin Fatmir Lima. Makineria propogandistike ishte e errët dhe e ulët, me justifikim para opinionit publik, se “domosdoshmerisht”, duhej “dhënje territori” në këmbim të “levizjës së lirë” për Liberalizim të Vizave. Që i bije shëtitje tre mujor turistike e qytetarëve, pa adresë e pa të drejta pune, në zonën e shëngenit. Sa cinike dhe ironike, për shëtitje po u dashka patjetër demarkimi me falje territory?. Në një qantë të amballazhuara bashkë “tradhtia” dhe “jo tradhtia”. Surrogat dokument i cili nuk njihet në praktikën e marrëveshjeve të këtilla ligjore ndërkombëtare e as vendëse.

6) Më 23 mars të vitit 1989, Serbia dhunshëm e suprimoi autonominë e Kosovës,. edhe me voten e turpit të delegatëve të asaj kohe të Kuvendit të Krahinës së Kosovës. Fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë Kosovë, më 1987, që e njohim edhe si lëvizja serbe antishqiptare, e cila e solli në pushtet krimininelin, Sllobodan Millosheviq, shkaktarin e luftërave në ish Jugosllavi dhe luftës së Kosovës `98, `99.

7)  24 Marsi shënon njërën nga betejat më heroike të luftës dhe qëndresës në Gllogjan, dhe fillimin e fuqizimit të luftës për liri në rrafshin e Dugagjinit, menjëher pas rezistencës dhe flijimit të madh të familjes Jashari në Prekaz të Drenicës. Por, në këtë përvjetor (24 mars 2018) Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pos tjerash e jep edhe mesazhin e zotimit për “kthimin” e territorit të falur; Qakorrit, Kullës e Bjelluhës, fjali këto të kota; sikur “të kofinës pas të vjelava”. Është për keç`ardhje që kolltuqet qeveritare, gëlltitën heroizmin e luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …