Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Memli Krasniqi: Pas shkarkimit të ministri Sefaj, Lista Serbe mund të kthehet në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi  ka deklaruar se pasi ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj, Lista serbe mund të kthehet në Kuvend. Nënkryetari i PDK-së tha se qeveria mund të qëndrojë në këmbë edhe me vetëm 52 vota. Por sipas tij, mundësitë për rikthim të Listës Serbe janë të mëdha për shkak të shkarkimit të ministrit, Flamur Sefaj, i cili akuzohet se ka ndaluar të hyjë në Kosovë, Marko Gjuriqin. Por Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së, thotë se edhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, serbët nuk do të riktheheshin pa kushte, të cilat sipas tij do të ishin në kundërshtim me interesin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …