Deputeti serb, Igor Simiq: Vjosa Osmani i ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për t'i siguruar votat

Igor Simiq thotë se Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeveri

Kryesuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë që nga largimi i tyre nga qeveria gjatë një interviste dhënë për B92. “Ajo çfarë Lista Serbe mendon për qeverinë që është në pushtet në Prishtinë, e kemi thënë me daljen tonë, kurse rikthimi ynë nuk është shqyrtuar për asnjë moment. Deputeti i Listës Serbe ka reaguar pas deklaratave të deputetit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi i cili ka thënë se përfaqësuesit e serbëve do të rikthehen në qeveri, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. “Qëndrimi që është shfaqur ndaj popullit serbë dhe përfaqësuesve të serbëve atë ditë në pjesën veriore të Mitrovicës, është tregues i gjithë qeverisë ndaj Listës Serbe dhe të serbëve. Në një qeveri të tillë ne nuk mund të rikthehemi”, ka shtuar Simiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …