Për sulmin kundër deputetit, Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë, do të dëshmojë edhe Zoran Zaev

Për sulmin kundër deputetit, Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë, do të dëshmojë edhe Zoran Zaev

Për sulmin kundër deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë do të dëshmojë edhe Zoran Zaev nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe kryetar i Qeverisë së Maqedonisë. Propozimi që në rastin e Ziadin Selës të dëshmojë edhe Zoran Zaev ka ardhur nga avokati mbrojtës pas deklaratave të Zaevit të dhëna në publik dhe media për rastin e sulmit të 27-prillit. Zaev duhet të tregojë se çfarë ka parë atë ditë në Kuvendin e Maqedonisë. Gjykatësja që udhëheqë me rastin gjyqësor të Ziadin Selës, Sllavica Andreevska për në prill ka caktuar pesë seanca edhe atë më: 10, 16, 18, 25 dhe 27 prill. Seanca e fundit për sulmin ndaj Ziadin Selës u mbajt më 19 mars dhe në të dëshmoi dëshmitari i cili me detaje e përshkroi rastin se si Sela është evakuuar. Ai shpjegoi se e kanë marrë nga press qendra dhe e kanë dërguar në Klubin e deputetëve, ku e ka kontrolluar infermierja e cila u ka thënë se është shumë i lënduar si dhe është e mundur të ketë gjakderdhje të madhe në tru dhe se urgjentisht duhet të thirret ndihma e shpejtë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …