Nela Kuburoviq: Gjykata Speciale, mund të mbetet një “letër e vdekur”

Nela Kuburoviq: Gjykata Speciale, mund të mbetet një “letër e vdekur”

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka thënë se frikohet që Gjykata Speciale, mund të mbetet një “letër e vdekur”. Ajo ka ngritur zërin sidomos kundër  BE-së, e cila sipas saj  po bëka çmos që kjo gjykatë të mos aktivizohet, shkruan Kontaktplus. Nuk jam e sigurt se sa kjo gjykatë  kundër  drejtuesve të UÇK-së do të jetë në gjendje që mbijetojë, sepse aktakuzat janë paralajmëruar shumë më herët dhe asgjë nuk po ndodh, ka thënë Kuburoviq. Ajo më tej ka përmendur edhe misionin e EULEX-it, duke thënë se ata tashmë e kanë reduktuar  misionin dhe së shpejti do ta largohen tërësisht nga sistemi i drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …